Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se serbët e veriut nuk po i duan targat “RKS”, por ato të Serbisë, që në Kosovë janë ilegale.
Petkoviq shkroi në Twitter se nga 9 mijë pronarët e veturave në veri, vetëm dy prej tyre i kanë kthyer targat ilegale në RKS. “Nga videot, Albin Kurti ka kaluar në tekst – mesazhe. Po e ndërron taktikën, por serbët nuk duan targat ‘RKS’, por ato të shtetit serb”, shkroi Petkoviqi.
Са промашених видео спотова, @albinkurti је сада прешао на смс поруке.
Џаба мења тактику, Срби неће његове ‘РКС’ таблице, већ регистарске ознаке државе Србије!
И то су му показали на северу – 2 пререгистрованих од 9.000 🇷🇸— Петар Петковић (@PetkovicPetar) October 25, 2022