Connect with us

Bota

Pesë fuqitë botërore zotohen për shmangien e luftës bërthamore

Published

on

Pesë nga shtetet më të fuqishme bërthamore janë pajtuar se “lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe kurrë nuk duhet të zhvillohet” në një zotim të rrallë për uljen e rrezikut që një konflikt i tillë të fillojë ndonjëherë.

Zotimi u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca, shtetet me armë bërthamore, të njohura sipas Traktatit për Moszhvillimin Bërthamor të vitit 1968, të cilat gjithashtu janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Një deklaratë e tillë e përbashkët për një çështje të madhe të sigurisë botërore është bërë gjë e rrallë në kohën e përçarjeve në rritje mes Rusisë e Kinës, në njërën anë, e Perëndimit në anën tjetër. Kur Rusia po kërcënon me pushtim të Ukrainës e Kina po jep shenja të gatishmërisë për ta përdorur forcën ushtarake kundër Tajvanit, deklarata e përbashkët paraqet një zotim të përtërirë për të parandaluar çfarëdo ballafaqimi që do të shndërrohej në katastrofë bërthamore.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit të ShBA-së tha se për hartimin e deklaratës së përbashkët është punuar fort për disa muaj në takimet e pesë fuqive bërthamore, pavarësisht mjedisit me tensione të larta, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Ndryshe përpos pesë shteteve që njihen si fuqi bërthamore sipas Traktatit për Moszhvillim Bërthamor, janë edhe katër vende tjera që kanë armë të tilla të shkatërrimit në masë: India, Pakistani, Koreja Veriore dhe Izraeli.

Advertisement
Comments