Një i ri është vrarë mbrëmë në Lipjan, e dy persona të tjerë janë plagosur në një lokal në Lipjan.
Personi që ka mbetur i vrarë është një 22-vjeçar, me inicialet D.G, raporton Express.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas policisë dyshohet deri te vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
“Mbrëmë rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, ka thënë Ahmeti.