fbpx

Personat që flenë më shumë se një ore ditën rrezikojnë të vdesin më herët

HomeLifestyleShendetësi

Personat që flenë më shumë se një ore ditën rrezikojnë të vdesin më herët

Gjumi gjatë gjatë ditës mund të bëjë që të përjetoni sëmundje të zemrës ose të vdisni të rinj në të ardhmen, sipas shkencëtarëve.

Studiuesit zbuluan se do të bërit gjumë një orë ose më shumë çdo ditë mund të rrisë rrezikun e vdekjes së hershme ose sëmundjeve në zemër në një të tretën, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Gjumi i pasditës mund të jetë pozitiv për njerëzit që nuk flenë shumë natën, pranojnë ekspertët. Por akademikët, nga Universiteti Mjekësor Guangzhou i Kinës, thanë se ato duhet të jenë kohëshkurtra.

Arsyeja kryesore se gjumi ditës mund të jetë i rrezikshëm nuk është bërë e ditur, por hulumtimet e kaluara kanë zbuluar se gjumi në këtë periudhë mund të shkaktojë ënjtje të brendshme, të quajtur inflamacion, gjë që ndikon negativisht në organin më vital trupor.

Akademikët rishikuan 20 studime të më shumë se 300,000 njerëzve, zakonet e tyre të gjumit dhe shëndetin dhe vdekjen e tyre.

Rezultatet treguan se gjumi i ditës kishte efekt më negativ tek gratë, rreziku i të cilave të vdisnin të rinj u rrit me 22 përqind, në rast se ato flinin më shumë se 22 për qind./Lajmi.net

COMMENTS

x