fbpx
HomeLajmeKosovë

Përplasen deputetët e VV’së dhe PDK’së, kjo është arsyeja

Kanë vazhduar mospajtimet e PDK’së e LVV’së sa i përket pikës së fushëveprimit në Komisionin Hetimor për Privatizim në Kosovë.

Derisa anëtarë të LVV-së kanë kërkuar që gjatë hetimeve të merren bazë edhe faktet për shpronësimet, ata të PDK-së po kërkojnë që të krijohet një komision hetimor i veçantë për shpronësim.

Liburn Aliu, anëtar i Komisionit Hetimor për Privatizimin nga Lëvizja Vetëvendosje tha se duhet të hetohet edhe shpronësimi nëse lidhet me privatizimin, në të kundërtën sipas tij kjo vetëm e mbulon krimin dhe nuk është hetim parlamentar. Sipas tij këto kuzime janë tendencioze dhe politike.

“Nëse hetojmë që një nga motive e një procesi të privatizimit me shkelje mund të jetë edhe shpronësimi që pason kemi të drejtë që për çështjen e caktuar edhe me shkua më tej. Natyrisht nuk kemi pse hetojmë shpronësim i cili nuk ka të bëjë me privatizimin, shpronësimi i pronës që nuk lidhet me privatizimin nuk kemi pse e hetojmë. Nëse kemi një shpronësim i një prone të cilës i ka paraprirë privatizimi nuk mund ta kuptoj logjikën pse të ndalohet inicimi i hetimit të mëtejmë në këtë drejtim. Më I dëmshëm është me deklaruar që po bënë hetim parlamentar e realisht nuk bënë, më mirë mos me bë hiq sesa me bë diçka që i themi hetim parlamenti e mos me qenë ashtu, sepse ajo e mbulon krimit dhe kjo është më keq”, tha ai, përcjell Gazeta Metro.

Pas kësaj deklarate reagoi Gazmend Bytyqi i PDK’së, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta paraqes para opinionit PDK-në sikurse nuk po donë të merren me shpronësim, por sipas tij kjo nuk qëndron.

Ai madje kërkoi që të iniciohet një komision hetimor parlamentar për shpronësim, e për këtë Bytyqi i garantoi edhe votat e PDK’së.

Pas këtij debati mes deputetve, sqarime se kush po merret me procesin e privatizimit kërkoi deputeti i AAK’së, Bekë Berisha.

“Sa e kam kuptuar ky deputeti Hoxha a po don me i nda apo po mendon se se nuk lidhen këto dy gjëra sepse nuk po e di shpronësimi se a është agjencion e çka është, mirëpo po mendoj se në plan të veprimit ne nuk kemi këso a po insiston me e shkrua me kuzua këtu me fjalë saktë se nuk kemi të drejtë apo vetëm jemi duke debatua këtu sa për të folur diçka. Në rregull e respektojmë këtë t’i nuk je për të respektuar shpronësimet por ne nëse gjatë punës nëse hetojmë ndoshta hyjmë edhe i hetojmë edhe shpronësimet edhe kam dëshirë me e ditë dikush me më shpjegua çka janë shpronësimet kush është aty vëlla, kush është njeri”, u shpreh Berisha./gazetametro.net

COMMENTS

x