fbpx

Përparim Rama: Qeveria është kryekëput fajtore që “Sunny Hill” u zhvendos në Tiranë

HomeLajmeKosovë

Përparim Rama: Qeveria është kryekëput fajtore që “Sunny Hill” u zhvendos në Tiranë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media, tha se qeveria është fajtore që festivali “Sunny Hill” u zhvendos nga Prishtina në Tiranë.

“Arsyeja pse ky festival është i zhvendosur në Tiranë është kryekëput përshkak të zvarritjes së qeverisë. Institucionet qëndrore kanë tentuar vazhdimisht të ndërhyjnë në kompetencat e kuvendit komunal dhe të kryetarit të Prishtinës. Për fat të keq për çështje të tilla janë bërë përpjekje që vendimin ta rikthejnë në Kuvend kundër vullnetit të shumicës në asamble. Vendime të tilla për ne janë të papranueshme, zvarritja e qeverisë është e pafalshme për dëmin që i ka bërë ekonomisë së vendit”, tha ai.

Rama kërkoi nga qeveria që të konfirmojë ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës

“Ftoj qeverinë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të konfirmojë ligjshmërinë e vendimit të kuvendit të Komunës. Për hirë të transparencës së plotë, qeveria ka qenë në dijeni për pikat e kontratës. Kontrata parasheh që nëse tri vjet me radhë festivali Sunny Hill nuk mbahet për çfarëdo arsyeja atëherë toka i kthehet Komunës”, tha ai.

COMMENTS

x