fbpx

Përkundër kalimit në LDK, Doarsa vazhdon të e mbajë foton e “Cover-it” në facebook me Vjosa Osmanin!

HomeLajmeKosovë

Përkundër kalimit në LDK, Doarsa vazhdon të e mbajë foton e “Cover-it” në facebook me Vjosa Osmanin!

Pavarësisht se gjatë ditës djeshme e tërë partia “Guxo” doli kundër saj, deputetja Doarsa Kica-Xhelili ende nuk e ka larguar Vjosa Osmanin nga “cover” i saj në rrjetet sociale.

Që nga dita e djeshme, deputetja Doarsa Kica-Xhelili nga ish-bashkëpartiakët e saj është linçuar dhe është sulmuar politikisht vetëm përse u largua nga partia Guxo.

Madje, njëri prej kryetarëve të kësaj partie, Faton Peci, duke postuar fotografi me mesazhe politike së bashku me presidenten Osmani, largimin e Kica-Xhelilit e kishte cilësuar edhe si kontrabandim të vullnetit të qytetarëve, shkruan Demokracia.com.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, kishte shkruar Peci.

Edhe zyrtarisht Doarsa Kica-Xhelili gjatë ditës së sotme ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Por, pavarësisht këtyre linçimeve që iu bënë, Doarsa Kica-Xhelili vazhdon ta mbajë Vjosa Osmanin në “cover” e saj në Facebook.

Ajo nuk e ka larguar Osmanin as nga faqja e saj zyrtare dhe as nga profili privat. /Demokracia.com/

x