fbpx

Përkeqësohet situata, Serbia i kundërpërgijgiet Kroacisë

HomeLajmeRajoni

Përkeqësohet situata, Serbia i kundërpërgijgiet Kroacisë

Serbia njoftoi se do të vendosë një regjim të veçantë kontrolli për të gjithë zyrtarët kroatë, në shenjë hakmarrjeje ndaj Zagrebit, pasi nuk lejoi vizitën e Presidentit Aleksandër Vuçiç.  

Ministri i Punëve të Brendshme bëri të ditur se nga 17 korriku, të gjithë zyrtarët kroatë, me pasaporta zyrtare apo diplomatike, do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën e tyre në Serbi.

Vendimi vjen një ditë pasi u bë e ditur se autoritetet kroate i kishin mohuar Presidentit serb lejen për të vizituar privatisht një kamp përqendrimi në Jasenovac. Sipas kryeministres Ana Bërnabiç, ky ishte skandali më i madh në historinë moderne të Serbisë dhe Kroacisë.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërliç Radman, sqaroi në një konferencë për shtyp se ishin informuar vetëm përmes kanaleve jozyrtare për vizitën e Vuçiçit dhe i dërguan një notë proteste Beogradit.

“U kujtuam se në rastin e çdo vizite të zyrtarëve të huaj, koha, vendi dhe plani i vizitës duhet të pajtohet mes palëve. Kroacia nuk është informuar dhe kjo është e papranueshme”, tha ministri i Jashtëm në deklaratë.

Vuçiç postoi në Instagram një foto të monumentit të Jasenovacit dhe shkroi: “Populli serb do të jetojë dhe nuk do të harrojmë asnjëherë”.

COMMENTS

x