Përfundon takimi me Ramën, Scholz: Më 16 tetor Samiti i Procesit të Berlinit do mbahet në Tiranë

0 minutes, 45 seconds Read

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kancelari gjerman lajmëroi në konferencën për shtyp se me 16 tetor Tirana do të mirëpresë samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

“Jam i gëzuar që mirëpres kryeministrin Rama, Ballkani Perëndimor dhe integrimit I tij janë shumë të rëndësishme për mua. Ballkani perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes evropiane. Gëzohem që ti re dakord të ftosh në tetor samitin e ardhshëm të procesit të Berlinit. Përgatitjet për këtë kanë filluar, më 16 16 tetor do të zhvillohet samiti për herë të parë në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor.” u shpreh Scholz.

Kancelari bëri me dije se përballë agresionit rus në Ukrainë, janë të lumtur që mund të mbështeten në një partnere si Shqipëria.

Publikime te ngjashme