Connect with us

Kosovë

Përfundon aksioni “Brezovica” në Shtërpcë

Published

on

Ka përfunduar aksioni policor “Brezovica” në Shtërpcë, ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

Bastisjet kanë filluar të bëhen në nëntë lokacione, të tri qytete të Kosovës, Prishtinë, Ferizaj, Shtërpcë.

Por, aksioni është shpallur i përfunduar në Komunën e Shtërpcës.

Sipas burimeve të Paparacit të arrestuarit janë dy zyrtarë të Ministrisë së e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe pesë qytetarë.

Lajmin për arrestimet e ka konfirmuar për Paparacin kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje derisa ka shtuar se të arrestuarit janë nga Prishtina, Ferizaj e Shtërpca.

Deri më tani nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, si dhe pesë qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit.

Advertisement
Comments