fbpx

Për vetëm katër javë, 1 mijë e 755 kosovarë shkuan të infektuar në Gjermani

HomeLajmeKosovë

Për vetëm katër javë, 1 mijë e 755 kosovarë shkuan të infektuar në Gjermani

Shumë mërgimtarë kosovarë që jetojnë në Gjermani,  erdhën këtë vit në Kosovë për t’i kaluar pushimet e verës, pavarësisht situatës me COVID-19.

Por, një numër i konsiderueshëm i tyre u kthyen në Gjermani të infektuar me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sipas statistikave të publikuara nga autoritetet gjermane, në katër javët e fundit, 1 mijë e 755 kosovarë shkuan të infektuar në Gjermani.

Menjëherë pas kosovës, renditen turqit me 1 mijë e 134 raste të importuara “eksportuara” në shtetin gjerman.

Ambasada e Kosovës në Gjermani ndërkohë u kishte bërë thirrje shtetasve kosovarë që të kenë kujdes në respektimin e masave të mbrojtjes ndaj virusit, si dhe atyre protokollare, në atë formë që të gjithë ata që kthehen nga pushimet, t’u nënshtrohen testimeve./Lajmi.net

COMMENTS

x