fbpx

Për shkak të uljës së pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, KGJK fillon menjeherë bojkotin, nga nesër gjykatat do të merren vetëm me rastet esenciale (Vendimi)

HomeLajmeKosovë

Për shkak të uljës së pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, KGJK fillon menjeherë bojkotin, nga nesër gjykatat do të merren vetëm me rastet esenciale (Vendimi)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e jashtëzakonshme sot ka marrë vendim për reduktimin e punës së gjykatave dhe të njëjtat do të punojnë vetëm për shërbimet esenciale dhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të anulojë vendim për uljen e pagave.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka thënë se nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin, Këshilli do të merr masa tjera nga data 8 dhjetor e këtij viti.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kryetarët e gjykatave kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin numër 03/109 të datës 23 nëntor 2022. Puna e gjykatave reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm për shërbimet esenciale. Lista e shërbimeve esenciale do të miratohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në takimin e datës 24 nëntor 2022, pra nesër. Këshilli Gjyqësor dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezent përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. Nëse qeveria e Kosovës nuk shfuqizon vendimin e datës 23 nëntor 2022 numër 03/109, Këshilli Gjyqësor i Kosovës më datë 8 dhjetor 2022 do të vendosë për masa të tjera. Ky vendim i këshillit hyn në fuqi sot me datë 23 nëntor 2022”, ka thënë kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj në një konferencë për media.