Për shak të Krishtlindjeve Ortodokse Putin urdhëron armëpushim 36-orësh

1 minute, 1 second Read

Presidenti rus, Vladimir Putin ka udhëzuar ministrin rus të Mbrojtjes që të pushojë së sulmuari Ukrainën vetëm gjatë Krishtlindjeve Ortodokse.

Ushtria ruse do të respektojë një armëpushim 36-orësh në Ukrainë nga mesdita e 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit, raporton skynews.

Shumë të krishterë ortodoksë, përfshirë ata që jetojnë në Rusi dhe Ukrainë, festojnë Krishtlindjet në 6 deri në 7 janar.

Një deklaratë zyrtare nga Kremlini e publikuar në aplikacionin Telegram thoshte “Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse që nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, një armëpushim në të gjithë vijën e frontit në Ukrainë”.

“Duke u bazuar në faktin se në zonat e luftës jetojnë një numër i madh qytetarësh ortodoksë, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në Ditën e Lindjes së Krishtit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Rusia nis pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale./Telegrafi

Publikime te ngjashme