fbpx

Për herë të parë në Kosovë hapet hoteli “pa alkool” në Prizren

HomeLajmeKosovë

Për herë të parë në Kosovë hapet hoteli “pa alkool” në Prizren

Zyrtarë të Komunës së Prizrenit e dhjetëra pjesëmarrës tjerë u mblodhën dhe i ngritën duart për t’i bërë lutje Zotit në ceremoninë e hapjes së një hoteli pa alkool në Prizren.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha po e udhëhiqte ceremoninë e hapjes së hotelit.

“O Zot i gjithësisë, ashtu siç këta kanë vendosur që ky vend të jetë i hallallit, pa alkool dhe pa harame të tjera, o Zot mundësoja që edhe fitimin ata dhe fëmijët e tyre ta kenë prej hallallit”, tha ai.

Zëvendëskkryeministrja Emilia Rexhepi tha se ky investim në Prizren vie nga komuniteti joshumicë, prandaj sipas saj kjo do ta ndihmojë turizmin e këtij qyteti.

COMMENTS

x