Për herë të parë falet namazi i xhumasë në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel”

HomeLajme

Për herë të parë falet namazi i xhumasë në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel”

Imami kosovar, Labinot Maliqi sot ka qëndruar në kampin “Bondsteel”.

Maliqi atje ka mbajtur htube dhe ka falur namazin e xhumasë me refugjatët afganë që janë duke qëndruar aty, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Labinot Maliqit:

Sot isha vërtetë i priveligjuar nga ushtria e ShBA-ve për të mbajtur hutben dhe për të falur për herë parë namazin e xhumasë në kampin Bondsteel, së bashku me refugjatët afganë.

Ishte poashtu nderë për mua të takoj dhe bisedoj nga afër me besimtarët afganë, të cilët u shprehën të kënaqur me kushtet e ofruara nga ushtria amerikane, edhe sa i përket fjetjes, ushqimit, pastrimit, vendeve të dedikuara për faljen e namazit dhe pjesëve të tjera atraktive për lojëra të ndryshme.

COMMENTS