fbpx

Për dallim nga komunat veriore, komuna e Graqanicës vazhdon punën normalisht (Video)

HomeLajmeKosovë

Për dallim nga komunat veriore, komuna e Graqanicës vazhdon punën normalisht (Video)

Ndryshe nga policët në veri, kolegët e tyre në Graçanicë nuk hoqën dorë nga detyra.

Punën ata e vazhduan normalisht edhe të hënën, e qytetarët e kësaj komune një vendim të tillë e panë si të duhur për rrethanat, në të cilat këta jetojnë.

Kishte të tillë që vendimin për moslargim nga institucionet kosovare e lidhnin me të ardhurat mujore.

Njësoj puna vazhdoi edhe në komunë, ku qytetarët nuk vërejtën ndonjë mungesë. As pushtetarët nuk besojnë se këtu do të ketë ndonjë dorëheqje