Pekini lëshon raketa në drejtim të Tajvanit, publikohen pamjet (Video)

HomeLajmeBota

Pekini lëshon raketa në drejtim të Tajvanit, publikohen pamjet (Video)

Forcat e armatosura të Kinës filluan sot stërvitjet e tyre ushtarakë më të mëdha rreth Tajvanit.

“Shfaqja e forcës” ishte një përgjigje kundrejt vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në ishull.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Taipei, ata lëshuan “shumë” raketa balistike në ujërat përreth ishullit. Sipas një njoftimi për shtyp nga ministria, “Partia Komuniste” e Kinës lëshoi ​​”raketa të shumta Dongfeng në ujërat verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit që nga ora 13:56 (koha lokale 07:56).

Gazeta shtetërore e Kinës, Global Time publikoi një video që supozohet se tregon lëshimin e raketave kineze më herët gjatë ditës së sotme, të drejtuara në ujërat përreth Tajvanit.

Vërtetësia e videos nuk është vërtetuar në mënyrë të pavarur, shkruan protothema.

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës tha se kishte përfunduar lëshimet konvencionale të raketave.

Më herët, Agence France-Presse kishte publikuar një video që regjistronte lëshimin e raketave në ngushticën e Tajvanit.

Pekini filloi stërvitjet ushtarake në 6 zona rreth Tajvanit, përgjatë rrugëve të ngarkuara të tregtisë detare.

COMMENTS

x