fbpx

Peci thotë se për situatën e krijuar në veri i kemi dhënë vetes një autogol

HomeLajmeKosovë

Peci thotë se për situatën e krijuar në veri i kemi dhënë vetes një autogol

Drejtori Ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci ka thënë se janë shtuar kërkesat për Kosovën pas refuzimit për ta shtyrë afatin për vendimin mbi targat ilegale.

Peci ka thënë se përpos suspendimit të vendimit për targat, tani SHBA dhe BE kërkojnë edhe zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.

Sipas tij, nga propozimi franko-gjerman, vëmendja po kalon te normalizimi i situatës në vedi të vendit.

Me vetëdije apo jo, thotë Peci, Kosova i ka dhënë vetes një autogol.

Ai ka shkruar:

Pasi Qeveria e Kosoves nuk e pranoi shtyerjen e afatit per nderrimin e targave ilegale ne veri te vendit, tani perpos suspendimi te ketij vendimi, po kerkohet nga SHBA-te dhe BE-ja edhe zbatimi i marreveshjes per asociacionin.

Mirepo, Asociacioni nuk mund te vehet ne jete pa i pasur komplet funksionale institucionet komunale ne veri te vendit. Lista Serbe dhe Serbia e dine shume mire se pa qene pjese e institucioneve, asociacioni nuk mund te realizohet. Me vendimin e Listes Serbe per te u larguar nga institucionet po tregohet se ata nuk e kane per qellim asociacionin, por nje status te vecante autonom apo shkeputjen de-fakto te veriut. Kjo deshmohet me faktin se komuniteti serb ne pjeset tjera te vendit, eshte duke e zhvilluar jeten e tij institucionale ne menyre normale.

Mirepo, fatkeqesisht ne keto rrethana, fokusi eshte duke u bartut nga ”propozimi franko-gjerman” per normalizimin e relacioneve ne mes Kosoves dhe Serbise, ne normalizimin e situates ne veri te vendit, dhe kjo me se paku i shkon per shtati vendit tone. Me vetedije apo pa vetedije i kemi jepur vetes nje autogol.

Tani duhet te bejme perpjekje jo vetem qe te mos humbim, por edhe te fitojme, se jemi ne nje loje qe eshte ne mesin e saj.

Mirepo, per ta fituar kete loje duhet ta kemi te qarte se politika eshte art i se mundshmes, dhe jo art i drejtesise, pasi vetem e drejta nuk e mbrone asnje vend ne marredheniet nderkombetare. Ne rastin e vendeve te vogla, cfare eshte Kosova, ato mbrohen permes partneriteteve dhe aleancat me vendet kyce te perendimit.

Kam frike se ketu i kemi perzi kabllot e politike-berjes, si ne kuptimin e politikes ashtu edhe te drejtes ne marredheniet nderkombetare.