Peci përdor thënien e presidentës Osmani për të uruar kryetarin e ri të Leposaviqit: “Sherifi i ri në qytet..”

0 minutes, 51 seconds Read

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka shkuar në zyrë kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemit.

Peci ka uruar Hetmin për detyrën e re duke thënë se tash Hetemi është sherifi i ri i qytetit.

Këtë thënie e kishte përdorur edhe presidentja, Vjosa Osmani.

“Së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, Lulzim Hetemin, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit. Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumë milionëshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare”, ka theksuar ai.

Kryetari i Leposaviq ka pranuar para disa ditësh detyrën si kryetar.

Publikime te ngjashme