fbpx

PDK mbështet Qeverinë në çështjen e targave

HomeLajmeKosovë

PDK mbështet Qeverinë në çështjen e targave

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se çfarëdo veprimi të cilin e ndërmerr Qeveria e Kosova në çështjen e targave e që respekton sovranitetin e vendit, e ka përkrahjen e kësaj partie.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tutje shtoi se secili veprim i Qeverisë së Kosovës në raport me atë të Serbisë është i rëndësishëm që të koordinohet me ShBA-në.

“Secili veprim i Qeverisë së Republikës së Kosovës që do të ndërmerret në raport me Republikën e Serbisë, padyshim që është shumë e rëndësishme që të koordinohet me ShBA-në, mirëpo më e rëndësishmja është që ky koordinim të rezultojë me respektimin e sovranitetin e Kosovës. Nuk mund të lejohet pafundësisht shfrytëzimi i targave të tilla dhe besoj që çfarëdo veprimi të cilin e ndërmerr Qeveria e Kosovës e që respekton sovranitetin e vendit tonë edhe në atë pjesë të Kosovës, padyshim që do ta ketë përkrahjen e PDK-së”, tha Tahiri.