Connect with us

Kosovë

PDK lajmron se nuk merr pjesë në seancën e nesërme në Kuvend!

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në lidhje me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Nënkryetari i PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media, tha se kjo seancë është e panevojshme dhe se mazhoranca po tenton që t’i shmanget përgjegjësisë.

“Qëndrimi ynë tashmë është i njohur, ku mbajtja e referendumit përbën shkelje të sovranitetit dhe integritetin e vendit tonë. Do të dëshironim që qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me vendet e QUINT-it dhe në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Abelard Tahiri.

“PDK e sheh krejt të panevojshme mbajtjen e kësaj seance dhe nuk do të marrë pjesë. E konsiderojmë të panevojshme dhe përpjekje për shmangie të përgjegjësisë”, ka deklaruar ai.

Advertisement
Comments