fbpx

Pasuria marramendëse e sekretarit të SBASHK-ut! 4 banesa, mbi 70 mijë euro në bankë..

HomeLajmeKosovë

Pasuria marramendëse e sekretarit të SBASHK-ut! 4 banesa, mbi 70 mijë euro në bankë..

SBASHK’u, sikurse drejtuesit e saj, janë kthyer në fokus në javët e fundit, shkaku i grevës dhe përplasjeve me Qeverinë e Kosovës për kërkesat e tyre për ligjin e pagave.

Rrjedhimisht, vëmendje së fundi ka marrë edhe Sekretari i SBASHK-it, Ymer Ymeri. Përveç angazhimit të tij në SBASHK, Ymeri është edhe anëtar i bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe anëtar i Këshillit Ekonomik Social të Kosovës.

Për shkak të funksionit të tij në Fondin e Kursimeve Pensionale, Ymeri, sikurse çdo zyrtarë tjetër publik në vend, i duhet të paraqesë deklarimin e pasurisë.

E në gjashtë faqet e deklarimit të tij të pasurisë për vitin 2022, Ymer Ymeri del se ka goxha prona e para.

4 banesa të blera, që i ka vlerësuar nga mbi 22 mijë Euro deri në mbi 50 mijë Euro më së shumti, Ymeri i ka deklaruar në pronësi të veten. Derisa dy tjera, thotë se janë të fëmijëve të tij. Të gjashtë banesat thotë se janë blerë gjatë viteve 2002 deri më 2013.

Po ashtu, Ymeri ka deklaruar se ka në pronësi edhe sipërfaqe të ndryshme trualli, në një nga to tregon se ndodhet edhe shtëpia e tij, që i ka vënë vlerën 73 mijë Euro.

Po ashtu ka deklaruar se ka edhe Tokë bujqësore, livadh, oborre e shtëpi, që së bashku kapin sipërfaqen 10,908.00m2, që i deklaron si “Trashëgimi e përbashkët Familjare Para vitit 1900”.

Menaxheri për Financa dhe Administratë i SBASHK’ut ka treguar se e posedon edhe një veturë Mercedes Benz, e tipit E 200, e prodhuar në vitin 2013, e blerë në vitin 2020, që e vlerëson 9 mijë e 500 Euro vlerë.

E ka deklaruar në pronësi të fëmijëve të tij edhe një tjetër Mercedes Benz B200, i vitit 2009 e blerë në vitin 2019. Vlera e tij thotë se është 5000 Euro.

Para në bankë, Ymer Ymeri në vitin 2022 i ka deklaruar mbi 70 mijë Euro, të shpërndara në tre banka në Kosovë dhe në një në Durrës të Shqipërisë.

Ai deklaron se të hyra vjetore si paga ka nga 5 burime të ndryshme, përfshirë të ardhurat nga SBASHK’u që thotë se i ka 1057 Euro pagë mesatare neto.

x