Pasi u distancua nga Kristi, Keisi i përkëdhel kokën Lorencit

0 minutes, 49 seconds Read

Distancimi i Keisit nga Kristi, e ka afruar këtë të fundit më shumë me Lorencin, banorin më të ri të shtëpisë, i cili hyri rreth një javë më parë.

Pak ditë pas hyrjes së tij, ata të dy janë parë në shumë momente duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, madje Keisi i tha Lorencit se iu bë shumë qejfi që ai hyri në shtëpi, duke treguar se ata dy njiheshin edhe jashtë.

Teksa Keisi po qëndronte e shtrirë mbi divan në dhomën e ndenjes, Lorenci u shtri pranë saj dhe i tha ta përkëdhelte pak te koka, shkruan TCh.

Momente të tilla, disi romantike, janë parë edhe gjatë javës së kaluar nga Keisi dhe Lorenci. Nuk dihet nëse Keisi ka një pëlqim për të, apo nëse distancimi nga Kristi ka të bëjë me sjelljen e saj kundrejt Lorencit.

Ose mbase, ata janë thjesht shokë dhe mes tyre nuk ka ndonjë pëlqim.

Publikime te ngjashme