fbpx

Pas vërshimeve në Gjakovë, Gjini mbledh shtabin emergjent

HomeLajmeKosovë

Pas vërshimeve në Gjakovë, Gjini mbledh shtabin emergjent

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka mbledhur sot shtabin emergjent me të cilët e kanë bërë një rivlerësim të situatës e po ashtu edhe kanë përcaktuar veprimet e ditëve të ardhshme.

Në njoftimin e Komunës thuhet se Gjini e ka pritur edhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, me të cilin kanë biseduar për dëmet që janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë dhe mundësinë e sjelljes së shpejtë të ndihmës për fermerët e dëmtuar.

Sipas një njoftimi të komunës, Gjini bashkë me bashkëpunëtorët e tij edhe gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në teren, për t’u njoftuar nga afër me gjendjen në të cilën ndodhemi.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i komunës së së Gjakovës Ardian Gjini, ka mbledhur sot shtabin emergjent me të cilët e kanë bërë një rivlerësim të situatës e po ashtu edhe kanë përcaktuar veprimet e ditëve të ardhshme.

Po ashtu kryetari Gjini e ka pritur edhe ministrin e Bujqësisë Faton Peci, me të cilin kanë biseduar për dëmet që janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë dhe mundësinë e sjelljes së shpejtë të ndihmës për fermerët e dëmtuar.

Kryetari Gjini bashke me bashkëpunëtorët e tij edhe gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në teren, për tu njoftuar nga afër me gjendjen në të cilën ndodhemi.

x