fbpx

Pas uljes së dënimit të vrasësit të Donjeta Pajazitajt, reagon vëllai i saj: Turpi ju mbuloftë, gjyqtarë të pandershëm e të pamoralshëm

HomeLajmeKosovë

Pas uljes së dënimit të vrasësit të Donjeta Pajazitajt, reagon vëllai i saj: Turpi ju mbuloftë, gjyqtarë të pandershëm e të pamoralshëm

Vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqim Pajazitaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’ia ka ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjetës në nëntor të 2015-ës.

Shkëlqim Pajazitaj, përmes një postimi në Facebook, ka mallkuar sistemin e drejtësisë në Kosovës.

“Turpi ju mbuloft, gjygjtar t’pandershem e t’pamoralshem,

Kofsh e mallkume #DrejtesiaEKosoves” (sic.), ka shkruar Shkëlqimi.

Telegrafi.

Ndryshe, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të vitit 2015.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar ankesë mbrojtësit e Pajazitajt, avokatët Gëzim Kollçaku dhe Ahmet Tahiri me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim i gabuar i gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin.