fbpx

Pas shumë kohesh, nga MPB deklarohen për projektligjin për Pagat në Sektorin Publik

HomeLajmeKosovë

Pas shumë kohesh, nga MPB deklarohen për projektligjin për Pagat në Sektorin Publik

Po bëhen dy muaj që kur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte njoftuar se projektligji për Pagat në Sektorin Publik ishte proceduar për diskutim në publik.

Megjithatë ky projektligj ende nuk është proceduar për miratim në Qeverinë e Kosovës.

Nga ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se adresimi i komenteve veçse është në fazë përfundimtare, pa dhënë detaje se kur ky projektligj do të miratohet për miratim në qeveri.

“Komentet e pranuara kanë ofruar sugjerime dhe rekomandime në pika të caktuara të Projektligjit. Ministria e Punëve të Brendshme do të adresojë çdo koment i cili është në përputhje me parimet që ka vendosur Projektligji. Pas përfundimit të hapave procedural që parasheh legjislacioni në fuqi, Projektligji do të procedohet për shqyrtim dhe votim në Qeveri në momentin që do të përfundojnë procedurat e kostos financiare”, ka thënë për Indeksonline, Nora Fetoshi zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se në buxhetin e vitit 2023 nuk është buxhetuar Ligji i Pagave. /Indeksonline