fbpx

Pas përplasjeve në distancë me sllovenët, Vuçiq sot merr pjesë në Procesin e Bërdo-Brionit

HomeLajmeRajoni

Pas përplasjeve në distancë me sllovenët, Vuçiq sot merr pjesë në Procesin e Bërdo-Brionit

Presidenti serb Aleksander Vuçiq sot do të marrë pjesë në Procesin e Brdo-Brionit në Slloveni. Ai pati përplasje në distancë ditë më parë me presidentin slloven Borut Pahor dhe kryediplomaten sllovene Tanja Fajon rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Sllovenisë.

Mbrëmë presidenti slloven Borut Pahor organizoi një darkë jo formale me presidentët e Ballkanit Perëndimor në të cilën ngjarje s’mori pjesë Vuçiq, por i njëjti do t’u bashkëngjitet homologëve të tij në Procesin e Brdo-Brionit ku do të jetë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Pjesëmarrësit e sivjemë do të diskutojnë për situatën në rajon dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Presidenti slloven Borut Pahor dhe ai i Kroacisë Zoran Milanoviq do të jenë mikëpritësit e Procesit të Bërdo-Brionit.

Në takim do të marrin pjesë edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj, ai i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski, i Malit të Zi Milo Gjukanoviq dhe anëtarët e presidencës Boshnjake Zeljko Komshiq, Sefik Dzaferoviq dhe Milorad Dodik.

x