Connect with us

Lajme

Pas kritikave që mori në Kupën e Botës, shfaqen pamjet e takimit ‘të pakëndshëm’ të Mbappes me Nusretin

Publikuar

me

Pamjet e një takimi të mëhershëm të Kylian Mbappe me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret Gocke, i njohur si “Salt Bae”, janë shfaqur në internet dhe fansat pretendojnë se dukej diçka ‘e pakëndshme’ për yllin e Paris Saint-Germain.

Kuzhinieri turk u kthye në qendër të vëmendjes këtë javë pasi u shfaq rastësisht në fushë pas fitores së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës.

“Salt Bae” bëri të pamundurën për një ‘selfie’ me Lionel Messin, por megjithatë arriti të prekë trofeun e Kupës së Botës. Kjo bie ndesh me rregulloret e rrepta të FIFA-s, me organin drejtues që konfirmoi një hetim për këtë çështje në fillim të kësaj jave.

Ai ka pasur takime të mëparshme me futbollistë të famshëm. Në korrik të vitit 2021, Mbappe bëri një vizitë në restorantin e Nusr-Et në Mykonos të Greqisë.

I ulur pranë “Salt Bae”, 24-vjeçarja thotë: “Ishte një natë e mirë. Një kënaqësi të vija te njeriu im”.

“Gjithmonë”, i përgjigjet ‘kasapi’ turk, përpara se të shtrëngojë dorën e Mbappes. Fituesi i Kupës së Botës i shkel syrin kamerës ndërsa “Salt Bae” vendos krahun rreth qafës për të puthur Mbappen në faqe.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kundërshtuar videon pasi duket tepër e sikletshme për Mbappen që po filmohej.

“Mbappe dukej i pakëndshëm në këtë video”, “Pse e bëri këtë?”, “Unë personalisht nuk do ta lija” dhe “Është fundi për mua”, ishin disa nga komentet.

Nusret Gokce duket se ka një miqësi të gjatë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili e përshkroi atë si “një legjendë” në një video në faqen e “Salt Bae” në Instagram vitin e kaluar. /Telegrafi

Reklama