fbpx

Pas heshtjës disa mujore, Arben Vitia  flet si udhëheqës i Levizjës Vetëvendosje në Prishtinë

HomeLajmeKosovë

Pas heshtjës disa mujore, Arben Vitia flet si udhëheqës i Levizjës Vetëvendosje në Prishtinë

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherësh udhëheqësi i Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia, pas një heshtjeje për rreth 9 muaj ka postuar në Facebook.

Vitia në postimin e tij ka njoftuar se faza e parë e procesit të zgjedhjeve të brendshme në qendrën e LVV-së në Prishtinë ka përfunduar, teksa ka shtuar se janë zgjedhur organet drejtuese në 24 Pika gjithandej lagjeve dhe fshatrave.

“Gjatë këtij procesi u mbajtën zgjedhje dhe u zgjodhën organet drejtuese në 24 Pika gjithandej lagjeve dhe fshatrave. Po ashtu edhe për dy organizimet e reja që po themelohen për herë të parë në qendrën tonë si në të gjithë Lëvizjen, ajo e Gruas për VETËVENDOSJE! dhe Rinisë për VETËVENDOSJE!”, shkruan ai.

“Zgjerimi e strukturimi i organizatës tonë po vijon dhe padyshim parë angazhimin e anëtarësisë do të vijojë vrullshëm edhe më tej. Angazhimi politik është një nga mënyrat më të vyeshme për përparimin shoqëror, veçanërisht në një organizatë si Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shtoi ai.

x