Lajme
Pas fitores së tij në Big Brother VIP Kosova, Stresi edhe nga koncertet bën thirrje që të përkrahet Luizi

Pak ditë më parë ka mbaruar edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj – Stresi.
Ai qëndroi plot 103 ditë brenda duke fituar kështu 160 mijë euro nga çmimi final që ishte 200 mijë, pasi nga 10 mijë euro u ndanë për katër finalistët.
Pas përfundimit të këtij spektakli, reperi ka filluar menjëherë me koncerte përreth trojeve shqiptare.

Foto: TikTok
Artisti së fundmi ka performuar në një klub në Tiranë, gjersa ka kërkuar sërish nga fansat ta përkrahin Luiz Ejllin.
I njëjti interpretoi këngën “Mos u dorëzu”, e cila njëherësh i dedikohej konkurrentit të Big Brother VIP Albania.
@luiz.fitues #luizejlli #meluizin #fituesabsolut💯🏆 #teamluiz #luizkiara❤️ #aleksvisha #aleksvisha #stresi ♬ original sound – LUAN🦁💯🏆
Në një live në TikTok, Stresi foli edhe më parë për artistin shkodran duke shtuar se e meriton dhe se është djalë shembullor.
Luizi ndryshe cilësohet si një nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë, që tani e ka dëshmuar me lojën, strategjinë dhe pozitivitetin që ka përcjell.
