Partia e Shinzo Abe fiton bindshëm zgjedhjet në Japoni

HomeLajmeBota

Partia e Shinzo Abe fiton bindshëm zgjedhjet në Japoni

Koalicioni qeverisës i Japonisë ka fituar të dielën në zgjedhjet për Dhomën e Lartë, të cilat morën rëndësi të shtuar pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, raportoi CNN-i të hënën.

Partia e ish-kryeministrit tashmë të ndjerë, ajo Liberale Demokratike, ka arritur t’i fitojë bindshëm këto zgjedhje.

Numërimi i votave tashmë ka përfunduar, por rezultatet zyrtare nuk janë publikuar ende nga Ministria e Punëve të Brendshme të Japonisë.

“Ne duhet të mbrojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të cilat janë bazë e demokracisë”, ka thënë të premten kryeministri Fumio Kishida, duke shtuar se partia do të vazhdojë me bindjen se nuk do t’i dorëzohet dhunës.

Siç raportohet, LPD-ja fitoi të paktën 63 ulëse, më shumë se gjysma e 125 sa janë në total.

Kjo fitore e forcon bazën politike të Kishidës dhe mund ta ndihmojë për të ecur përpara me çështjet kyç të politikës, duke përfshirë rishikimin e Kushtetutës pacifiste të Japonisë.

Disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit të dielën, Kishida tha se zgjedhjet kanë qenë në rrezik për shkak të dhunës.

Ish-kryeministri Abe vdiq të premten pasi u qëllua në qytetin e Naras derisa po mbante një fjalim në mbështetje të kandidatëve nga LDP-ja.

COMMENTS

x