Connect with us

Kosovë

Partia e Serbëve të Kosovës thotë se e tërë ngjarja me barrikada ishte gënjeshtër e Listës Serbe

Publikuar

me

Partia e Serbëve të Kosovës (PKS) ka deklaruar se “populli është keqtrajtuar, janë detyruar të lënë vendet e tyre të punës, të ngrinin për 19 ditë në barrikada dhe të rrezikonin sigurinë e të gjithëve ne”.

“Për të gjithë ata që ende besojnë se e mbrojtën Serbinë dhe popullin serb në barrikada, ne duam që në 48 orët e ardhshme të hapin sytë dhe të kuptojnë se gjithçka ishte gënjeshtër. Një gënjeshtër në regji të Listës Serbe dhe nënkryetarit të saj, Milan Radojiçiq”, thuhet në një deklaratë për media, raporton “RadioKim”.
Advertisement

“Nëse dikush sheh fitore për serbët në dërgimin e një njeriu në arrest shtëpiak, atëherë ai dikush është i verbër. Partia e Serbëve të Kosovës shpreson që të gjithë ata që bllokuan lëvizjen normale të qytetarëve në veri dhe i detyruan të dalin në barrikada, do të mbajnë përgjegjësi për këtë”.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje Listës Serbe që të mos presin lëvizjet e Prishtinës, por të heqin barrikadat e veta, të cilat, siç thotë kjo parti, “më së shumti i bëjnë dëm drejtpërdrejti serbëve në veri të Kosovës”.

Reklama