Parlamenti Evropian e shpalli Rusinë një “shtetëror sponsor të terrorizmit”.
Në një votim kryesisht simbolik, eurodeputetët argumentuan se sulmet ushtarake ruse ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe strehimoret shkelin ligjin ndërkombëtar.
Andriy Yermak, kreu i administratës presidenciale të Ukrainës, tha se ai ishte mirënjohës ndaj Parlamentit Evropian për këtë “hap kyç që forcon izolimin ndërkombëtar të Rusisë dhe konfirmon me të drejtë statusin e saj”.
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Dita Charanzova bëri thirrje që presidenti Vladimir Putin të mbajë përgjegjësi për krimet e tij./Express