Paralajmrohet njohja e Kosovës edhe nga 2 vende afrikane

0 minutes, 52 seconds Read

Republika e Kosovës nuk ka arritur prej vitesh të sigurojë një njohje të rëndësishme, ndërkohë që lobimi i serbëve ka ndikuar që disa shtete të vogla, në Afrikë dhe Azi, të tërhiqen nga ky vendim, shkruan Kosova Post.

Megjithatë, kjo krizë e Prishtinës mund të përfundojë shumë shpejt pasi dy shtete nga Afrika, ku njêri është shumë me ndikim, një ndër shtetet më i madhi i Afrikës, duket se po lëviz drejt njohjes së Kosovës.

Nga burimet e redaksisë Kosova Post thuhet se: “Ka disa vende islamike, që në javët dhe muajt e ardhshëm do të marrin vendime për njohjen e Republikës së Kosovës. Disa prej tyre janë në proces të vendimmarrjes tashmë.

Pengesat më të mëdha që iu kanë bë Kosovës i kanë ardhur nga vendet e Afrikës, sepse këto kanë qenë shtete besnike të vendeve të pa inkuadruara. Dhe në çdo iniciativë ne kemi pasur pengesa prej këtyre shteteve.

Publikime te ngjashme