fbpx

Paralajmëroi se do ta raportojë në polici, qytetari i përgjigjet Albulena Haxhiut: Jam në Vjenë

HomeLajmeKosovë

Paralajmëroi se do ta raportojë në polici, qytetari i përgjigjet Albulena Haxhiut: Jam në Vjenë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të hënën ka paralajmëruar se do ta raportojë në Polici, Korab Blakajn – një qytetar i cili shkroi një status ironizues ndaj Albulena Haxhiut e cila tregoi një histori sesi një prind i ka shkuar në zyre për t’i treguar ngjarjen e tentim dhunimit të vajzës së tij 14-vjeçare.

E sot në mëngjese, qytetari i ka thënë Haxhiut se gjendet në Vjenë.

Sipas tij, Haxhiu nuk duhet t’i mundojë policët që ta kërkojnë.

“Mos të mundohet shumë të më gjejë, as mos t’i mundojë policët tanë të më kërkojnë! Jam në Vjenë. I gatshëm kurdoherë të fluturoj në drejtim të vendlindjës, mjafton të më informojnë 4/5 orë më herët”, ka shkruar Blakaj në Facebook.

x