fbpx

Paralajmërohet sërish shtrenjtimi i rrymës, Qeveria Kurti i paguan 40 milionë euro për rrymën e serbëve në veri

HomeLajmeKosovë

Paralajmërohet sërish shtrenjtimi i rrymës, Qeveria Kurti i paguan 40 milionë euro për rrymën e serbëve në veri

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për pagesë në vlerë prej 40 milionë euro, për detyrimet që ndërlidhen me shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Ministri i financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka propozuar që të ndahen 40 milion euro për ndërmarrjen KOSTT.

Ai ka thënë se 40 milionët po ndahen në mënyrë që të vazhdohet marrëveshja me ENTSO-E, Rrjetin Evropian të Transmisionit dhe Tregut, dhe të respektohen obligimet që dalin nga kjo marrëveshje.

“Ndërmarrja KOST po kalon nëpër vështirshi financiare për shkak të obligimeve që ka ndaj ENTSO-së në mënyrë që të vazhdohet të jemi në të njëjtin bllok rregullues dhe të zbatohet marrëveshja që ka qenë për dy vite dhe tani është koha që të vazhdohet. Kërkesa ka qenë për mbështetej të ndërmarrjeve publike, aprovohet ndarja e 40 milion eurove”, ka thënë Murati.

Kuvendi i Kosovës më parë kishte autorizuar KOSTT-in që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensoheshin “nga dividendë apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”, me ç’rast ishin ndarë 11 milion euro.

x