Paralajmërimi i ambasadorit amerikane: Serbia duhet të marrë vendime të rëndësishme

HomeLajmeRajoni

Paralajmërimi i ambasadorit amerikane: Serbia duhet të marrë vendime të rëndësishme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha se Uashingtoni respekton vendimin e qeverisë serbe për neutralitetin ushtarak, por se duke parë përpara, Serbia, e cila ka zgjedhur rrugën e saj drejt integrimit evropian, duhet të marrë vendime të rëndësishme sot.

Duke kujtuar se presidenti Aleksandar Vuçiq dhe liderët serbë thanë se Serbia nuk është politikisht neutrale dhe se ka zgjedhur rrugën e saj drejt integrimit evropian, Hill tha për revistën “Kord” se qeveria e tij është e gatshme të jetë partnere e Serbisë në arritjen e këtij qëllimi strategjik dhe të sjellë vendime të rëndësishme, transmeton Ballkani.info.

“A po ndjek rrugën e saj drejt integrimit të plotë evropian dhe realizimit të potencialit të saj të plotë ekonomik, politik dhe social? Apo, a vazhdon të ndjek një rrugë që është ndryshe nga fqinjët e saj, një rrugë që përpiqet të krijojë një ‘ekuilibër’, por ajo rrugë në realitet i vendos aspiratat e sigurisë dhe ekonomike serbe kryesisht në lindje”, tha Hill.

“Nuk dua që Serbia të mbetet prapa dhe jam i bindur se edhe shumë serbë nuk e dëshirojnë këtë, as për veten e as për fëmijët e tyre”, shtoi ai.

Hill tha se Amerika e respekton plotësisht neutralitetin ushtarak të Serbisë dhe është e kënaqur të mbajë bashkëpunim të ngushtë ushtarak me SHBA-në dhe të marrë pjesë aktive në Partneritetin për Paqe me NATO-n.

“Nga ky bashkëpunim dhe partneritet përfitojnë Serbinë dhe Amerikën, si dhe NATO-n. Ne do të donim ta forconim këtë”, tha Hill.

Ai tha se si do të mbrohet Serbia, si do të armatoset, i takon Beogradit.

“Këto janë pyetjet më themelore për qeverinë serbe. Më duket se rruga më efektive dhe konkrete drejt sigurisë do të ishte gjetja e miqve dhe fokusimi në mbrojtjen e përbashkët. Unë nuk jam ekspert në prokurimin e pajisjeve ushtarake, por besoj se është thelbësore të blesh pajisje ushtarake që janë të besueshme dhe të pajtueshme me ato vende me të cilat ju bashkëpunoni në aspektin e operacioneve globale. Partnerët kryesorë të Serbisë janë partnerët euroatlantikë”, shtoi Hill.

COMMENTS

x