Connect with us

Kosovë

Para takimit me Rrahman Jasharajn, Presidentja pret në zyre Këshillin e Prindërve dhe atë të Nxënësve

Published

on

Para takimit që do ta zhvillojë me kreun e SBASHK’ut, Rrahman Jasharajn, Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me Këshillin e Prindërve, Këshillin e Nxënësve dhe Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Nisë takimi i Presidentes Vjosa Osmani me Këshillin e Prindërve, z. Jeton Demi dhe  z. Labinot Salihu, Këshillin e Nxënësve në përbërje të z. Ditjon Fetahu dhe z. Hekuran Muja, si dhe Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve me përfaqësuese znj.Donjeta Kelmendi.

Presidentja mbështetë kërkesat e nxënësve dhe të prindërve:  Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për ta tejkaluar krizën në arsim!”, thuhet në njoftim.

Advertisement