fbpx

Para Donaldit, Bora ishte e martuar! Ky ishte bashkëshorti i saj me të cilin ajo ka një djalë, pse u ndanë?

HomeMagazina

Para Donaldit, Bora ishte e martuar! Ky ishte bashkëshorti i saj me të cilin ajo ka një djalë, pse u ndanë?

Kohën e fundit Bora Zemani është personazhi më i komentuar në rrjetet sociale.

Moderatorja e njohur është bërë pjesë e portaleve gjithmonë për jetën e saj private, e pak herë për punën e saj, shkruan lajmi.net.

Jeta e saj private është gjithmonë cak i mediave, pasi historitë e saj të dashurisë me personazhe të njohura gjithmonë zgjojnë interes në publik.

Për ata që nuk e dinë, Bora Zemani ka qenë në lidhje me Vin Velin i cili në public njihet si DJ, me të cilin ajo ka një djalë, Arborin.

Çifti u ndanë para gati 5 vitesh, kur Arbori ishte vetëm dy vjeç.

Sipas raportimeve të mediave, thuhet se dyshja sot gëzojnë raport të mirë pasi në mes është fryti i dashurisë së tyre Arbori dhe kujdesi për të si dy prindër nuk do të mungojë asnjëherë.

“Për sa kohë ke një fëmijë, sigurisht që do mbash miqësi. Por edhe një çift që janë ndarë dhe nuk kanë fëmijë pse duhet të urrehen? Kur nuk ka funksionuar, thjesht nuk ka funksionuar. Ah, kur ka pasur tradhti pastaj, varet…Edhe arsyeja e ndarjes ndikon shumë. Nuk mund të jesh i ftohtë, kur në një lidhje ka patur tradhti. Unë jam shumë mendje hapur, nuk mbaj mëri ose hatër mbetje. Toleranca dhe mirëkuptimi janë shumë të rëndësishme në një marrëdhënie”, u shpreh Vini për media para disa vitesh.

Vin Veli prej dy vitesh është në një lidhje me një juriste, ndërsa Bora Zemani tashmë është single pas ndarjes nga Donaldi./Lajmi.net.

COMMENTS