Papa Françesku po e shqyrton mundësinë që të vijë në Kosovë

0 minutes, 40 seconds Read

Papa Françesku ka paralajmëruar vizitë në Kosovë.

I pyetur nga një media spanjolle nëse ka ndonjë udhëtim të planifikuar përtej atyre të shpallura zyrtarisht, papa ka thënë se nuk dihet sigurt, por po punohet për në Kosovë.

“Ne jemi duke punuar për në Kosovë, por nuk është e përcaktuar”, është shprehur ai për gazetën Vidanuevadigital.

Ndër të tjera, ai ka thënë se nuk do të shkoj në asnjë vend të madh të Evropës derisa të mbarojë me të vegjlit, teksa përmendi vizitën në Shqipëri.

Më 22 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte pritur në takim nga Papa Françesku, gjatë vizitës së tij në Vatikan. Kurti e ka ftuar Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën.

Publikime te ngjashme