Panik dhe kaos gjatë një udhëtimi me aeroplan mbi Siberi! Hapet hapet dera gjatë fluturimit kapelat dhe valixhet e pasagjereve fluturojnë jashtë! (Video)

0 minutes, 42 seconds Read

Një situatë kaotike mbretëroi gjatë një udhëtimi me aeroplan në Rusi, kur fluturakes plotë me pasagjerë iu hap dera derisa ishte në ajër duke fluturuar mbi rajonin më të ftohtë në botë.

Hapja e derës së aeroplanit, bëri që 25 pasagjerëve t’ju hiqen nga kokat kapelat që i kishin vendosur dhe ajri i ftohtë që futej brenda.

Shumica e valixheve që i përkisnin pasagjerëve, fluturuan jashtë aeroplanit nga dera që u hap, transmeton Telegrafi.

Në një video amatore shihet sesi qëndron e hapur dera e aeroplanit IrAero Antonov, ku si pasojë piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente në Magan të rajonit Yakutsk në lindje të Siberisë.

Në atë rajon temperaturat mbretëronin minus 42 gradë celsius, kurse për fat të mirë asnjëri nga pasagjerët nuk është lënduar. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme