fbpx

Pamje të tmerrshme nga momenti i shembjes së urës në Gujarat të Indisë, shkon në 140 numri i të vdekurve

HomeLajmeBota

Pamje të tmerrshme nga momenti i shembjes së urës në Gujarat të Indisë, shkon në 140 numri i të vdekurve

Ka arritur në 141 numri i personave që kanë vdekur pasi një urë për këmbësorë u shemb në shtetin perëndimor indian të Gujarat të dielën në mbrëmje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shumica e atyre që vdiqën ishin gra, fëmijë ose të moshuar.

Ura 230 metra në lumin Machchu në Morbi u ndërtua gjatë sundimit britanik në shekullin e 19-të.

Dhe ajo ishte rihapur vetëm një javë më parë, pas riparimeve.

Ndërkohë në mediat sociale janë shpërndarë disa pamje që thuhet se tregojnë momentin e shembjes së urës.