fbpx

Pamje të rënda! Momenti kur burri qëllon për vdekje 20-vjeçarin VIDEO

HomeKronika e zezë

Pamje të rënda! Momenti kur burri qëllon për vdekje 20-vjeçarin VIDEO

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Nju Jork.

Departamenti i policisë atje, ka publikuar pamjet e një burri, teksa qëllon për vdekje një 20-vjeçar në mes të ditës. Në pamjet e bëra virale shihet një i ri duke ecur nëpër rrugët e Brownsville. Disa sekonda më pas, një burri i afrohet, nxjerr armën dhe qëllon disa herë mbi të.

Pasi përfundon “misionin”, ai largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Sipas mediave në SHBA, si pasojë e sulmit ka mbetur i vdekur Deondrayt Moore, i cili mori një plumb në kokë. Ndërsa një kalimtare e çastit, e identifikuar si Shaquana Fields, u qëllua në gjoks e kraharor, e si pasojë ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital.

Sakaq, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e më pas arrestimin e autorit të krimit, shkruan “Daily Mail”.

COMMENTS

x