fbpx

Pamje rrënqethëse nga Bejruti, babai nuk di si ta shpëtojë fëmijën VIDEO

HomeLajmeBota

Pamje rrënqethëse nga Bejruti, babai nuk di si ta shpëtojë fëmijën VIDEO

50 të vdekur dhe mbi 2.700 të plagosur, ky është bilanci i raportuar deri më tani nga shpërthimi i ndodhur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Pamje të shumta janë duke qarkulluar këto minuta në rrjete sociale. Në një prej tyre shikohet një baba i pushtuar nga paniku, i cili bën gjithçka për të mbrojtur djalin e tij të mitur.

Babai shihet teksa përqafon të birin për ta qetësuar, por kur pa që dridhjet filluan të shtoheshin akoma më shumë si pasojë e shpërthimit, ai e fut nën tavolinë dhe me trupin e tij e kthen si mburojë për të. Sakaq, kujtojmë që në Bejrut kanë ndodhur të paktën dy shpërthime të fuqishme, raporton TCh.

Dyshimet paraprake tregojnë se shkak i shpërthimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike që gjendej në afërsi të portit detar të këtij qyteti.

COMMENTS