fbpx

Pamje që tregojnë sesi po shkatërrohën tanket ruse në Kherson! Këto janë efektet e para të kundërofensivës së ukrainasve (Video)

HomeLajmeBota

Pamje që tregojnë sesi po shkatërrohën tanket ruse në Kherson! Këto janë efektet e para të kundërofensivës së ukrainasve (Video)

Ushtria ukrainase ka intensifikuar sulmet ndaj ushtrisë ruse, që filloi pushtimin e këtij vendi në shkurt të këtij viti me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

Ata madje kanë filluar kundërofensivën ndaj rusëve në jug të vendit – në veçanti në qytetin Kherson që është nën kontrollin e rusëve nga fillimi i pushtimit, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër kanë filluar të qarkullojnë videot e ndryshme që shfaqin sulmet e ukrainasve ndaj caqeve të ushtrisë ruse – qofshin ato mjete të rënda siç janë tanket apo artileria.

Në një video shihet se si ukrainasit hedhin në erë tanket ruse në një zonë malore në jug të vendit, ku shihet se me predha dhe me dron kamikaz shkatërrojnë tanket e Putinit.

E kjo është një dëshmi tjetër se Kievi e ka kuptuar seriozisht kundërofensivën, që e paralajmëroi prej javësh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i kësaj kundërofensive është dobësimi i ushtrisë ruse dhe dëbimi nga territori i Ukrainës.

Madje është zotuar se çdo pëllëmbë e territorit të këtij vendi do t’i rikthehet ukrainasve – edhe Krimea e aneksuar dhe pjesët tjera që kontrollohen nga separatistët prorusë. /Telegrafi/

x