fbpx

Pamje nga kampi rusëve të mobilizuar: baltë, çadra dhe shumë vjedhje (Video)

HomeLajmeBota

Pamje nga kampi rusëve të mobilizuar: baltë, çadra dhe shumë vjedhje (Video)

Gjysma e njerëzve janë sëmur. Kjo është e tmerrshme. Duhet të shihni dyshekët që na dhanë për të fjetur. Derisa na e vodhën këtë, sepse këtu nuk ka rrugë tjetër për të mbijetuar, thotë një zë gjatë regjistrimit të videos.

Një video që supozohet se tregon kushtet e dëshpëruara në të cilat jetojnë ushtarët e sapomobilizuar rusë është shfaqur në rrjetet sociale. Videoja është postuar në rrjetet sociale nga gazetarja Julia Davis , e cila është nën sanksionet e Kremlinit për shkak të monitorimit të situatës në Rusi, raporton Newsweek.

“Ne jemi të gjithë këtu nga distrikti Khanty-Mansiysk – thotë një zë nga regjistrimi duke treguar tendat me dërrasa në dysheme. Ai u ankua menjëherë për vjedhje të shumta”.