Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Pashuk Pepaj, dyshohet se bashkë me djalin e tij, Shelbim Pepaj, janë përfshirë në një incident mbrëmjen e së hënës në rrugën ‘Ganimete Tërbeshi’ në Gjakovë, ku kanë sulmuar fizikisht dy persona, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet ekskluzive nga rrahja, ku shihen Pashuku dhe Shelbimi teksa godasin brutalisht viktimën në ambientet e një lokali.
Pepaj është pjesë e stafit civil në drejtorinë e Policisë Kufitare dhe asistent i drejtorit Nexhmi Krasniqi.
Pashuku dhe Shelbimi, me vendim të Gjykatës Themelore në Gjakovë tashmë janë dërguar në paraburgim
Ndryshe, ata po hetohen nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata