fbpx

Pamje e trishtueshme e rrahjes së basketbollistit të Trepçës (video)

HomeLajmeKosovë

Pamje e trishtueshme e rrahjes së basketbollistit të Trepçës (video)

Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, por nuk dihet nëse dikush prej këtyre sulmueseve është arrestuar.

Basketbollisti, Andrew Gordon, që luan në rolin e qendrës, ishte cak i një sulmi nga disa persona në vitin e kaluar, ku në pamjet e siguruara nga Nacionale, shihet qartazi duke u sulmuar e përplasur nga disa persona në një makinë.

Nacionale ka kontaktuar me drejtuesit e klubit mitrovicas, të cilët kanë thënë se rasti në fjalë është i vjetër dhe se klubi nuk mund të flasë për një rast të tillë që ka ndodhur jashtë palestrës sportive.

Pamjet tregojnë qartë se kanë qenë një grup personash që kanë rrethuar qendrën amerikane të KB Trepçës para një autoveture, duke e sulmuar pa e kursyer aspak.

May be an image of one or more people, people playing sports and text

Gazeta Nacionale gjatë orëve në vijim do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme që të kontaktojë me zyrtarët përgjegjës nga Federata e Basketbollit të Kosovës për të marrë nga ta ndonjë prononcim në lidhje me këtë incident të ndodhur.

Njashtu, Gazeta Nacionale kontaktoi edhe Policinë e Kosovës, por e njëjta u shpreh se nuk kanë pasur informata më herët për këtë ngjarje.

Kujtojmë se Andrew Gordon ishte basketbollisti i vetëm i huaj të cilit iu vazhdua kontrata edhe për një tjetër sezon nga klubi minator.

No photo description available.

Ishin paraqitjet e mira të basketbollistit amerikan ato që bindën drejtuesit e klubit të Trepçës që t’ia propozonin vazhdimin e kontratës.

Ai ishte edhe prej basketbollistëve më të vlerësuar nga mbarë opinioni vendor, për shkak të rendimentit që tregoi veçmas në pjesën e dytë të sezonit të kaluar./nacionale.com