fbpx

Pamje dramatike: Gjatë shfaqjes ajrore në SHBA përplasen 2 avionë (Video)

HomeLajmeBota

Pamje dramatike: Gjatë shfaqjes ajrore në SHBA përplasen 2 avionë (Video)

Një aksident i rëndë ndodhi në Aeroportin Ekzekutiv të Dallas gjatë ditës së sotme gjatë shfaqjes ajrore Wings Over Dallas të Luftës së Dytë Botërore.

Dy avionë u përplasën gjatë fluturimit dhe dyshohet se modele të vjetra të avionëve nga Lufta e Dytë Botërore u përfshinë në aksident.

Nuk dihet ende se në çfarë gjendje janë pilotët apo nëse ka të lënduar mes vëzhguesve, shkruan NBC News.

Fotot dhe videot nga rrjetet sociale tregojnë një re të madhe tymi të zi në vendin e përplasjes.