Palestina paralajmron Serbinë lidhur me ambasaden!

HomeLajmeRajoni

Palestina paralajmron Serbinë lidhur me ambasaden!

Palestina ka paralajmëruar se Drejtoria Palestineze do t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Serbinë nëse e bartë ambasadën në Jerusalem.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), Saeb Erekat, i cili ishte negociatori kryesor i paqes me Izraelin këtë njoftoi nëpërmes të Twitter-it.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve të respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB 478 dhe 2334. Shkelja e ligjit ndërkombëtar është një shenjë e dobësisë, jo e fuqisë”, shkroi ai.

Të premten, presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi se Serbia do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jerusalem dhe se Izraeli ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara zhvendosën ambasadën e tyre në Jerusalem në maj 2018, pasi Trump njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit një vit më parë.

Shumica e vendeve në botë refuzojnë ta bëjnë këtë. Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Guatemala kanë ambasada në Jerusalem.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor në luftën e 1967, kur u pushtuan edhe Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës./Insajderi.org.

COMMENTS

x